Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,23 % në raport me vendimin e datës 22.3.2023.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,550 den/kg dhe do të jetë 37,628 den/kg.