Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë nga mesnata do të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës. Benzina do të shtrenjtohet për një denar ndërsa dizeli për gjysmë denari.

Kështu nga mesnata çmimet e derivateve do të jenë me sa vijon:

Euro Super BS-95 do të shitët për 69.50 denarë për litër
Euro Super BS-98 do të shitët për 71.50 denarë për litër
Euro Dizeli do të shitët për 62 denarë për litër