Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ka përkujtuar 5 -vjetorin e shpalljes shenjtore të Nënë Terezës.
Rama ka publikuar një video me thëniet e çmuara të Nënë Terezës, përmes zërit të aktores së mirënjohur, Margarita Xhepa.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë videokujtesë në Ditën e Shenjtërimit të gruas që u njehsua me dashurinë e Zotit, Nënë Terezës shqiptare, treguar me zërin margaritar të një zonje shqiptare të skenës, Margarita Xhepës, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/watch/?v=275712467420725