Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime homologut të tij, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për vdekjen e nënës.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me dhimbje e mori lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit, Rama.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Hoti në Facebook.