Javën e ardhshme më 10 dhjetor pritet të rifillojnë takimet ndërmjet shefave të delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Këtë e konfirmoi të premten zëdhënësi Peter Stano. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se delegacioni i Kosovës nuk shkon në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë. Ai e komentoi dhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në prani të kryetarit të SHBA, Donald Trump. “Firmosëm një listë me zotime karshi SHBA dhe me mbështetjen e tyre politike e financiare për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë. Këtë kemi nënshkruar”, ka thënë Hoti.