Kryeministri i Izraelit ka anuluar bisedimet me ministrin e Jashtëm gjerman pasi Netanjahu refuzoi të thërriste një takim me aktivistët e Izraelit për të drejtat e njeriut.

Takimi mes Sigmar Gabriel dhe Benjamin Netanjahun ishte caktuar të zhvillohej në Jerusalem.

Netanjahu kishte paralajmëruar se nuk do ta takonte Gabriel, nëse ky i fundit takohej me grupet “Breaking the Silence” dhe  “B’Tselem”.

Netanjahu ka akuzuar këto grupe se përpiqen të minojnë shtetin dhe qeveria ka ndërmarrë hapa për të ndaluar burimet e huaja të financimit.

Incidenti kërcënon të ushqejë tensionet diplomatike midis Izraelit dhe Gjermanisë, që janë aleatë të fortë.

“Imagjinoni nëse kryeministri izraelit… të vinte në Gjermani dhe të donte të takonte persona kritikë të qeverisë dhe ne të thoshim se kjo nuk është e mundur… Kjo do të ishte e paimagjinueshme”, tha ministri Gabriel për televizionin gjerman ZDF.

Zyra e shtypit e kryeministrit izraelit Netanyahut njoftoi se kryeministri nuk pranoi të takojë asnjë diplomat që “u jep legjitimitet organizatave që bëjnë thirrje për kriminalizimin e ushtarëve izraelitë”.