Kryeministri i Mbretërisë së Madhe, David Cameron, e ka uruar Leicester Cityn për titullin e fituar.

Në një postim në rrjetet sociale, Cameron e ka konsideruar këtë sukses të Leicesterit si të jashtëzakonshëm.

“Shumë urime për Leicesterin. Një titull jashtëzakonisht i merituar”, ka shkruar Cameron.

Leicesteri u shpall kampion, pas barazimit të Tottenhamit 2:2 me Chelsean.