Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç vlerësoi sot se dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiç për krimet në Bosnje- Hercegovinë është i drejtë, por shprehu keqardhje pse pjesë e aktakuzës nuk ishin dhe krimet që i ka bërë në Kroaci.

“Marr parasysh veprat më të rënda të krimit kundër njerëzimit që ishin lëndë e aktakuzës, mendojmë se, kur dihen tërë ato krime në të cilën ka marrë pjesë Mladiç dhe veprimet që ky bashkim kriminelësh ka bërë në BeH, ky aktgjykim është i përshtatshëm, duke marrë parasysh dispozitat e gjykatës për ish-Jugosllavinë”, u deklaroi Plenkoviç gazetarëve në Zagreb.

Ai shtoi se se ndjen keqardhje që pjesë e aktakuzës nuk kanë qenë edhe krimet e Mladiç në Kroaci por vëllimi i madh i veprave për të cilat ngarkohej komandanti i ushtrisë serbe në luftën në BeH, ka qenë arsyeja pse aktgjykimi nuk është zgjeruar.