Nga Elmir Sejfullai

Është tash më e sigurt që BDI përgatitet që të jetë opozitë e fuqishme pas zgjedhjeve të 15 korrikut. Fuqizimi i ASH dhe AA, si dhe koncentrimi i votave të BESËS te LSDM-ja vendosin BDI-në në pozitë tejet të palakmueshme. Duke marë parasyshë përvojën politike të BDI-së, është e dukshme që kjo parti me nuhatje të fortë ka konstatuar që nuk do jenë pjesë e qeverisë së re dhe prej tani me slloganin “Kryeministri shqiptar”, përgatiten që të godasin partitë shqiptare pjesëmarëse në qeveri që në fillimet e qeverisjes.

E njejta strategji nga ana e BDI-së është përdorur edhe në vitin 2006, kur PDSH u bë pjesë e qeverisë dhe BDI vazhdimisht bëri shtypje me slloganin “Fituesi me fituesin”, duke i përdorur atë botë edhe të gjith arsenalin e gazetarëve, analistve dhe “intelektualëve” të cilët në këtë distancë kohore mund të quhen edhe mercenat të pushtetit. Jo pse mbështetën këtë ide, por për shkak se kurr nuk dolën të kritikojnë qeverisjen e BDI-së, madje as anashkalimin e principit “Fituesi me fituesin” në vitin 2016 nuk e kritikuan (për të qenë korekt: pavarsisht nevojës së kohës për largimin e Gruevskit nga pushteti).
Edhe sot kur BDI del me slloganin “Kryeministri shqiptar” pothuajse të njejtët gazetar, analist dhe “intelektual” tentojnë të krijojnë opinionin e patriotizmit të rejshëm për demek PSE JO?! Duke mos dashur të zgjatem duke numëruar të gjitha shkaqet PSE JO, ua them vetëm 1: Kam mbet pa fqinjë, për shkak të ekzodit ekonomik dhe humbjes së dinjitetit profesional në këtë vend.
Është më se evidente që prej sot këto kakofona stërviten për një ofanzivë më të fortë pas krijimit të qeverisë së re, në të cilën nuk do jetë më BDI.
Vetëm se kësaj radhe nuk do funksionoj skenari si me PDSH. Së pari sepse më BDI është demaskuar në të gjitha aspektet politiko-morale, pastaj më nuk kanë si kundërshtar politikan të inkriminuar si veten dhe në fund, sepse u ka ardhur fundi.