Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror ka takuar kryeministrin Albin Kurti.Pendarovski ka publikuar disa fotografi nga takimi, ku ka shkruar se ka pasur diskutime konstruktive raporton Gazeta Express.“Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos pata takime të shkurtra me kryeministrin Pedro sanches dhe kryeministrin Albin Kurti, Princin Alois të Lihtenshtajnit dhe ish-zëvendëspresidentin Al Gore. Diskutime konstruktive mbi temat aktuale që po e prekin evropën dhe botën”, ka shkruar Pendarovski.