rdk lutfi Asani

Kuvendi i degës së RDK-së në Gostivar mbajti mbledhje ku u diskutua rreth situatës së fundit të krijur në RDK, si dhe situatës së përgjithëshme në vend. Kryetari i RDK-së Vesel Memedi informoi kuvendarët e degës me situatën aktuale në RDK, si dhe me situatën e përgjithëshme politike në vend. Kryetari Memedi para kuvendarëve të kuvendit të degës theksoi se kjo që ndodhi në RDK nuk është asgjë tjetër përpos një tentim për të dëmtuar RDK-në dhe Aleancën për shqiptarët nga 4-5 persona, por që nuk do të kenë sukses.

Në këtë mbledhje me unanimitet të plotë të Kuvendarëve të degës së RDK-së në Gostivar, u bë shkarkimi i kryetarit aktual të degës Arben Ademi përshkak të shkeljeve të rënda statutore të partisë. Në bazë të nenit 79, kryetari i partisë i propozon Kuvendit të degës të bën shkarkimin e kryetarit të degës përshkak të shkeljeve të rënda statutore.
Kuvendi i degës për kryetar të ri të degës së RDK-së në Gostivar zgjodhi ekonomistin Lutfi Asani. Ky mandat është i përkohshëm duke patur parasysh se shumë shpejt do të fillohet me strukturim të ri të partisë si përgatitje për Kongresin e dytë të partisë që pritet të ndodh mbrenda këtij viti. Në fjalën e tij, kryetari i sapozgjedhur Lutfi Asani theksoi se kjo është një barrë dhe përgjegjësi e madhe në këto momente të vështira të të bërit politik, por e marr këtë përgjegjësi me vullnetin dhe sinqeritetin më të madh për ta përcjell edhe më tutje mesazhin sublim për të dhënë kontribut në zhvillimin e kombit në përgjithësi. Jam i vetëdijshëm se periudha kohore është shumë e shkurtër, por do të bëjë maksimumin që në asnjë mënyrë mos të zhgjënjej besimin tuaj dhe të anëtarëve tjerrë besnik të RDK-së, theksoi mes tjerrash kryetari i sapozgjedhur i degës, Lutfi Asani.

20.03.2016 

Shërbimi për Informim – RDK, 

rdk kuvendi i deges gv