Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili nëpërmjet një postimi në faqen e tij fejsbuk ju uron gjithë shqiptarëve Vitin e Ri!

Vijon postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, tek sa e mbyllim këtë vit, më lejoni t’ju drejtohem me disa fjalë për momentet që lamë pas por edhe për planet që kemi për vitin e ardheshëm.
Viti që po mbaron ka qenë sa i vrullshëm aq edhe vendimtar në shumë aspekte. Më duhet patjetër të përmend mundin tonë të përbashkët qe i dha fund një regjimi të korruptuar gjatë gjashtëmujorit të parë te këtij viti, duke hapur rrugën një epoke të re në politikë. Kjo për mua ishte sinjal i mjafueshëm që të marr përsipër kandidimin tim për kryetar të komunës së Bogovinës. Një ide e cila u bë realitet duke iu falemnderuar juve, qytetarëve të komunës tonë, që treguat vetëdije të lartë politike, duke më dhënë mundësinë mua që t’u shërbej në katër vjecarin e ardhshëm. Rruga jonë e përbashket sapo ka filluar. Në dy muajt e parë kemi bërë skanimin e gjendjes së komunës, duke bërë balancin e asaj që trashëguam dhe duke studjuar mundesitë për të plotësuar në maksimum premtimet tona. Nuk është fshehtësi se ajo që trashëguam si në komunë ashtu edhe në ndermarjen publike, mund të quhet me pak një keqmenaxhim dhe papërgjegjshmëri e skajshme. Buxheti komunal dhe ai i ndërrmarjes i keqpërdoruar dhe keqmenaxhuar për vite me rradhë, administratë jofunksionale, partizim i skajshëm i arsimit dhe ç’do poreje tjetër të jetës publike! Pavarësisht, ju të nderuar qytetarë, kërkuat ndryshimin dhe ne jemi të vendosur që atë ndryshim t’a sjellim, duke filluar që nga viti i ardhshëm. Fokusi jonë do të jetë në më shumë sfera, që nga stabilizimi i buxhetit të komunës dhe ndermarrjes, deri tek investimet me urgjencë siç janë uji për pije dhe deponitë e egra. Ne jemi te vendosur qe vitin e ardhshëm asnjë fshat mos të ketë probleme të mëdhaja me ujin për pije, ashtu si edhe mos të ketë ndotje të madhe të ambientit jetesorë! Planifikojmë të zhvillojmë jetën kulturore, investimet në sport dhe arsim gjithashtu janë ndër prioritetet tona! Synimi jonë është që të rritim nivelin e shërbimeve që ofron komuna në përgjithësi dhe të ngritim përgjegjësinë institucionale!
Komuna do të frymojë ndryshe dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve. Transparenca në punën tonë dhe llogaridhënia gjithashtu do të rritet. Ju do e ndjeni ndryshimin për të cilin keni votuar!
Për fund më lejoni te ju uroj vitin e ri duke ju deshiruar shume shendet,mbaresi dhe suksese për vitin e ardhshëm 2018!

I juaji, Albon Xhemaili!