Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në emër të vet personal dhe në emër të deputetëve, dërgoi urim me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë “Shën Cirili e Metodi”, Dita e Shën Cirilit e Metodit.

“Me këtë festë u shfaqim respekt vllezërve të shenjtë Cirilit e Metodit si themelues të alfabetit dhe lerësisë sllovene, meritorë për zhvillimin kulturor si të popullit maqedonas, ashtu edhe të gjithë popujve sllovenë. Si ithtarë më të mëdhenj të lirisë së frymës njerëzore, kontributi i tyre i madh në betejën kundër harresës dhe mosditurisë është me vlera të çmueshme, sepse vetëm fjala e shkruar është ajo që mbetet dhe përmes së cilës transmetohet dituria dhe mençuria e njeriut”, ceket në urim.