Kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, z.Ziadin Sela sot në Shkup kanë realizuar takim zyrtar me Ambasadorin e Britanisë së Madhe z.Çarls Geret.
 
Në takim është biseduar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlametare, Platformën politike të LR-PDSH-së, idenë për shtetin binacional, funksionimin e shtetit ligjor, procesit integrues të vendit etj. Gjatë takimit z.Sela ka shprehur shqetësimin për politikën ditore që udhëheq kjo garniturë qeverisëse, duke mos ofruar vizion të qartë për të ardhmen. Nga ana tjetër kryetari Sela ka paraqitur idenë për barazinë e plotë mes komuniteteve, duke theksuar se kjo është mënyra e vetme për të siguruar stabilitet afat gjatë dhe perspektivë për vendin.
 
Ambasadori Geret dhe kryetari i LR-PDSH-së Sela, miqësisht janë dakorduar që do të intensifikojnë bashkëpunimin në të ardhmen.
 
Departamenti për Informim LR-PDSH
19.10.2016