Uniteti është një parti e re politike, por me njerëz që kanë provoj organizative, andaj është pothuajse e pamundur që ndokush të na mbaj peng. E gjithë struktura e partisë tanimë e ka marr vendimin të shprehur hapur në forumet e partisë, të dokumentuar me procesverbale me të cilat është njohur edhe kryetari i partisë. Ajo që nuk do duhet të ndodhte, po ndodh, kryetari nuk njeh vendimet e organeve të partisë, as edhe të Kuvendit Qendror të zgjedhur në Kongres. Kjo patjetër që përbën shkelje të rënd të Statutit. Kryetari që nga 17 dhjetori i vitit të kaluar nuk ke thirr as mbledhje të Kryesisë Qendrore, duke bërë kështu thyerjen e nenit 61 të Statutit, ku kryetari është i obliguar ta thërret atë të paktën një herë në muaj. Nga dhjetori i vitit të kaluar e gjerë më tani, ka pas zhvillime të shumta në skenën politike, Uniteti nuk ka mbajtur asnjë qëndrim, sepse është lënë jashtë procesit nga vet kryetari Gëzim Ostreni, andaj nuk është e drejtë të akuzosh partitë e koalicionit për shkelje të marrëveshjes së bashkëpunimit, kur vet je shkelës i partisë dhe organeve të cilat ta besuan drejtimin e partisë. Kryetari i partisë Gëzim Ostreni që nga 19 marsi i këtij viti, kur Kuvendi Qendror me kërkesë të shumicës së kuvendarëve shkarkoj sekretarinë e përgjithshëm Muhamed Ismailin, ka filluar procesin e diferencimit ideo-politik ndaj gjithë atyre që nuk mendojnë sikurse ai, e sidomos të gjithë ne që votuam pro shkarkimit më 19 mars, në një farë mënyre jemi të diferencuar (përjashtuar) nga partia që e kemi ngit dhe mbajtur me mund, kure kryetari krijon degë paralele pa asnjë vendim apo njoftim paraprak të ndonjë organi partiak.  Kryetari i partisë Gëzim Ostreni që nga 19 marsi i këtij viti, kur Kuvendi Qendror me kërkesë të shumicës së kuvendarëve shkarkoj sekretarinë e përgjithshëm Muhamed Ismailin, ka filluar procesin e diferencimit ideo-politik ndaj gjithë atyre që nuk mendojnë sikurse ai, e sidomos të gjithë ne që votuam pro shkarkimit më 19 mars, në një farë mënyre jemi të diferencuar (përjashtuar) nga partia që e kemi ngit dhe mbajtur me mund, kure kryetari krijon degë paralele pa asnjë vendim apo njoftim paraprak të ndonjë organi partiak. Ne i themi atij, se vendimi që kemi marr është i drejt, dhe ne si kuvendar të zgjedhur nga Kongresi kemi të drejtë të vendosim për fatin tonë dhe të partisë që të gjithë ne së bashku kemi formuar. Partia nuk është e juaja Gjeneral, e të silleni si despot. Vendimi është marr dhe shumë shpejtë do të publikohet, se ne jemi në drejtimin e duhur, e do ja dalim faqebardhë, kurse ju kryetar, jeni në drejtim të paditur. /Shigjeta.net Myjeser Iljazi.Kryetare e degës së Gostivarit të partisë Uniteti.