Kryetari i LR PDSH, sapo ka përfunduar një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Italisë në Shkup Z Ferdinando Feroci më të cilin kanë biseduar për ngjarjet politike në Maqedoni me theks të vecantë për formimin e Qeverisë.Ziadin Sela e ka informuar Ambasadorin Feroci, edhe rolin e Aleancës për Shqiptarët në përpjekjet e vazhduesme për ta ndryshuar këtë qeverisje të deritanishme e cila kishte mbyll cdo perspektivë për qytetarët e Maqedonise. Ambasadori Feroci u informua edhe për procesin e negociimit për formimin e Qeverisë së përbashkët ku Z. Sela rritheksoi qendrimin e tij të njohur qe të gjitha subjektet politike shqiptare që përbëjnë shumicën e re parlamentare, duhet të jenë pjesë e Qeverisë me LSDM, duke marrë obligime për ti realizuar pikat prioritare qe burrojnë nga deklarata e përbashkët dhe te njejtat që janë në harmoni me programën e LSDM.