Këshilli Shqiptaro – Amerikan me president z.Haxhi Dauti në New Jersy nëpërmjet një deklarate ka shprehur mbështetjen e sajë të fuqishme në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare që do të mbahen të Dielën më 11 Dhjetor 2016 për Koalicionin Aleanca për Shqiptarët – NDRYSHE e përbërë nga tre partitë politike opozitare edhe ate LR PDSH, Uniteti dhe Rilindja Kombëtare.

Në deklaratën e KSHA poashtu nënvizohet edhe mbështetja e fuqishme e diasporës amerkane për Ziadin Selën dhe kandidatin për deputet nga Dibra njëherit është bashkëveprimtar i dëshmuar në Organizatën Shqiptaro – Amerikane “Vatra” .

Në deklaratën e lëshuar për shtyp mes tjerash thuhet: “Votoni vatranin tonë Ibrahim Kolarin-shqiptaro amerikanin e sukseshëm veprimtarin e dalluar në SHBA” – Beqir SINA New York Këshilli Shqiptaro – Amerikan New Jersy.