Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) u bën thirrje qytetarëve për të verifikuar të dhënat në Listën Zgjedhore.Nëse qytetarët mendojnë se duhet të kërkojnë ndryshime, plotësime ose fshirje të të dhënave, atëherë duhet që të bëjnë kërkesë. Lista Zgjedhore ka përfshirë edhe qytetarët të cilët deri më 1 shkurt të këtij viti kanë arritur moshën 18 vjeçare.Verifikimi mund të bëhet përmes faqes së internetit të KSHZ-së ose në njësitë rajonale të KSHZ-së