Edhe pse KSHZ-ja i publikoi rezultatet zyrtare në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ende nuk ka shenja për pres konferencë nga KSHZ-ja.

Pres konferenca e KSHZ-së u paralajmërua për sonte në orën 21:30, por deri më tani ende nuk ka filluar, transmeton TetovaSot.

Të kujtojmë se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetor, kur KSHZ gjithë natën i la qytetarët pa gjumë, duke pritur pres konferencën e tyre.

Pritet që sonte të del me pres konferencë KSHZ-ja, por megjithatë vonesa e daljes së tyre iriton qytetarët.