Përfaqësuesi i LSDM në KSHZ para fillimit të seancës ka kërkuar që të tërhiqen dy nga katër ankesat e pashqyrtuara për parregullsi në zgjedhje.

Këto ankesa janë tërhequr për shkak se nuk ka pasur mundësi të ndryshojë rezultati zgjedhor, e për këtë bëhet fjalë për vendvotimin numër 1984 dhe 1983.

Në anën tjetër KSHZ ka hedhur poshtë edhe ankesën e pestë me rradhë të LSDM për dallimin e votave në vendvotimin numër 1978 në njësinë e VI zgjedhore.

Për hedhjen poshtë të ankesës kanë votuar 7 anëtarë derisa 2 kanë qenë pro.

Igor Mitev nga LSDM kishte kërkuar që të shqyrtohet materiali zgjedhor derisa Sasho Srcev nga VMRO ka thënë se nuk ka dallime mes votave.

Violeta Duma në anën tjetër ka thënë se nuk ka nevojë aq shumë emocione të shprehen gjatë diskutimit.

Derisa Boneva ka dhënë vërejtje se edhe kjo ankesë e LSDM është e pabazë.