Komisioni Shtetëror Zgjedhor pas shqyrtimit të sërishëm dhe konstatimit të një sërë parregullsishë, sot në seancë unanimisht vendosi tërësisht t’i hedhë poshtë listat e kandidatëve të Partisë Socialdemokrate të Maqedonisë (PSDM) për zgjedhjet e parakohshme më 11 dhjetor.

Anëtarë i KSHZ-së Atanas Urumov sqaroi se KSHZ-ja gjatë shqyrtimit të serishëm të dokumenteve origjinale nga PSDM-ja  ka hasur mospërputhje të nënshkrimeve të kandidatëve të caktuar në deklaratat që duhet t’i nënshkruajnë, disa deklarata kanë qenë më datë 11 maj të vitit 2016, ndërsa ka pasur edhe parregullsi edhe në deklaratat se personat nuk kanë qenë të dënuar dhe të tjera. Parregullsi janë konstatuar në listat e PSDM-së për të gjitha njësitë zgjedhore.

Anëtarët e KSHZ-së vlerësojnë se listat duhet të hidhen poshtë, ndërsa partia PSDM ka të drejtë të ankimojë vendimin në afat prej 24 orëve para Gjykatës Administrative.

Silvana Boneva propozoi listat të hidhen poshtë, ndërsa Igor Milev thekson se dikush me mendim dhe me vetëdije ka dashur ta mashtrojë KSHZ-në.

Përveç këtyre parregullsive, në listat e PSDM-së, bartësi ishin persona me emra dhe mbiemra të ngjashëm të kandidatëve nga një parti tjetër politike.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme duhet ta shqyrtoj dhe miratojë Raportin përfundimtar për paraqitjet e qytetarëve të dhënat të cilëve në listën zgjedhore pas kontrolleve të zbatuara administrative dhe në terren janë kontestuese.

Anëtarët e Komisionit duhet ta shqyrtojnë dhe miratojnë edhe Raportin përfundimtar për paraqitjet e parashtruara nga shtetasit e Republikës së Maqedonisë të cilët janë në punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit, ndërsa janë paraqitur për votim në PDK