KSHZ-ja do të zëvendësojë të gjitha vulat ekzistuese të këshillave zgjedhor me vula të reja. Bëhet fjalë për mbi 3 mijë vula të cilat ky institucion vendosi që t’i zëvendësojë për shkak se mbi 40 vula, pas zgjedhjeve të kaluara, nuk janë kthyer në depon e KSHZ-së. Vendimi erdhi pas një debati në Komisionin Shtetëror të Zgjedhje ku shumica kërkuan ndryshimin e këtyre vulave me të reja, për shkak të besueshmërisë së procesit.

“Vlerësoj se kam shumë argumente për të cilat mendoj se KSHZ-ja duhet të sjellë vendim që të përpunohen vula të reja për Këshillat zgjedhor”, tha Igor Milev, anëtar.

“Mban argument i kolegut Milev se me qëllim që të krijojmë besim dhe të pamundësojmë keqpërdorim të tyre dhe t’i pengojmë mundësitë eventuale për keqpërdorim”, u shpreh Atanas Urumov, anëtar.

“Në interes të besueshmërisë së mbarë procesit zgjedhor dhe të gjithë spekulimeve që janë përhapur për humbjen dhe keqpërdorimin e vulave mendoj se duhet të bëhen vula të reja nga KSHZ-ja për këshillat zgjedhor dhe ta mbyllim këtë çështje një herë e mirë”, tha Silvana Boneva, anëtare.

Megjithatë disa nga anëtarët, vlerësojnë se vulat e humbura nuk mund të keqpërdoren kurse zëvendësimi i tyre është shpenzim i kot.

“Nuk shoh asnjë logjikë. Këto vula nuk mund të keqpërdoren se përdoren nga ana e këshillave zgjedhor gjatë ditës së zgjedhjeve. Në fletën e votimit vendoset vulë që mban numrin e vendvotimit”, deklaroi Bedredin Ibraimi, anëtar.

Vulat e reja do të kenë karakteristika të ndryshme nga vulat e deritanishme të cilat do të shpallen të pavlefshme. Problemi me vulat doli në shesh javë më parë pasi në KSHZ u ngrit dilema e sigurisë së materialeve votuese të cilat ruhen në Kazermën Ilinden, shkruan Alsat-M transmeton FOL.