Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasi sot pranoi vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, pasdite mbajti seancë ku u miratua afati kohor për zbatimin e veprimeve zgjedhore.

Në bazë të këtij afati, listat zgjedhore do të prezantohen më 28 tetor, dhe do të përfundojë më 11 nëntor.

Dhjetë ditë më vonë, përkatësisht më 21 nëntor KSHZ do ta përfundojë listën zgjedhore, më 1 dhjetor duhet të nënshkruajnë çertifikatat e listës zgjedhore.

Listat e kandidatëve për deputetë të partive partitë dhe kandidatët e pavarur duhet t’i paraqesin në KSHZ jo më vonë se 11 nëntor deri në mesnatë.

Fushata zgjedhore fillon më 21 nëntor dhe përfundon më 9 dhjetor.

Sipas afatit që sot pasdite në seancë i miratoi KSHZ-ja, partitë politike në Komision duhet të dorëzojnë tre raporte financiare edhe atë më 1 dhjetor, 10 dhe 26 dhjetor