Partitë politike në Maqedoni kanë dorëzuar listat e tyre, ndërsa tani KSHZ-ja më së voni deri të dielën në mesnatë duhet t’i vërtetojë listat e deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rast se anëtarët e KSHZ-së konstatojnë parregullësi, sipas Kodit Zgjedhor, pjesëmarrësit duhet t’i largojnë në afat prej 48 orëve.

Përkrah mbarimit të paraqitjeve të listave të deputetëve, ka mbaruar edhe afati i paraqitjeve të shtetasve të Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit për votim në zgjedhjet e parakohshme.

 

Nga KSHZ-ja thonë se gjithsej janë paraqitur 20 293 mërgimtarë, nga të cilët janë pranuar 18 706. Më shumë paraqitje janë bërë nga qyteti i Bernit, Detroitit dhe Venecias./Telegrafi/