Komisioni Shtetëror Zgjedhor në orën 3:30 të mëngjesit ndërpreu seancën për të vazhduar gjatë ditës  së sotme. Mbrëmë derisa po shqyrtoheshin ankesat e LSDM për parregullsi zgjedhore, mijëra përkrahës të VMRO-DPMNE janë mbledhur para godinës së komisionit. Turmave protestuese iu bashkëngjitën edhe anëtarët e kryesisë së VMRO-DPMNE, të cilët porositën se nuk do të lejojnë që ti grabitet fitorja e zgjedhjeve. KSHZ dje hodhi poshtë 7 ankesa të Lëvizjes BESA, ndërsa një u pranua. Ndërsa gjatë natës janë hedhur poshtë 4 nga 8 ankesat e LSDM.  Protestuesit u shpërndanë dhe se pjesa më e madhe e tyre ishin nga qytetet e tjera, të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë në Shkup. (INA)