Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se është jokompetent për të dhënë vlerësime nëse Risto Stavrevski mund të jetë shef i Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.

Boris Kondarko nga KSHZ sot tha se ky institucion nuk është kompetent për të dhënë vlerësime për akt individuale, ndërsa kjo sipas tij, është nën kompetenca të gjykatës dhe Ligjin për Qeveri.

“Vlerësoj se një kërkesë e këtillë nuk paraqet akt konkret në lidhje me zgjedhjet”, deklaroi Boris Kondarko në seancën e sotme të KSHZ-së.

Ky vendim i miratua njëzëri nga të gjithë anëtarët e KSHZ-së.

Ndryshe, pas formimit të qeverisë teknike dhe me emërimin e Naqe Çulevit për ministër teknik në MPB, ai propozoi që Risto Stavrevski të emërohet kryeshef i SPB Shkup, ndërsa kjo u refuzua nga kryeministri teknik Oliver Spasovski.