Komisioni shtetëror zgjedhor në faqen e saj në internet publikoi emrat dhe mbiemrat e 39.502 votuesve të kontestuar të cilët në afat prej 25 ditësh duhet që të shënohen në listën e votuesve, disa ditë pas arritjes së marrëveshjes midis katër partive më të mëdha politike për Listën Zgjedhore

Numri më i madh i votuesve të kontestuar gjendet në Çair, në Tetovë dhe në Karposh, ndërsa gjithësejtë të kontestuar janë në 53 komuna. Regjistrimi i votuesve do të bëhet personalisht në njësitë e KSHZ-së ku votuesit duhet që të tregojnë letërnjoftimin e vlefshëm  ose pasaportën.

Për të pasur mundësi që të lehtësohet paraqitja, në faqen e KSHZ-së ekziston edhe një aplikacion për paraqitje elektronike. Votuesit duhet që të vendosin numrin amzë dhe të dërgojnë një kopje të skenuar nga letërnjoftimi ose pasaporta. Paraqitjen mund ta kryejnë për çdo ditë në periudhën nga ora 8 e 30 min deri në orën 19.

Për më tepër klikoni edhe KËTU për të parë listën e votuesve të kontestuar.

©fol.mk