Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot ka filluar me shpërndarjen dhe dorëzimin e materialit konfidencial zgjedhor të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) për zgjedhjet lokale të planifikuara për ditën e diel (15 tetor), përcjell Fol.

Sipas afatit zgjedhor, KSHZ materialin zgjedhor ia dorëzon KKZ-së brenda 72 orëve, gjegjësisht para ditës së zgjedhjeve, ndërsa KKZ detyrohet një ditë para ditës së zgjedhjeve t’ia dorëzojë materialin Bordit Komunal (BK).

Zgjedhjet e gjashtA lokale në Maqedoni do të mbahen në 3.480 vendvotime, në 80 komuna dhe në Bashkinë e Shkupit. Fushata për rrethin e parë të zgjedhjeve do të përfundojë nesër në orën 24:00.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar për dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24:00. /Fol/