Komisioni Shtetëror Zgjedhor mbrëmë ka mbajtur një pres konferencë prej të cilës kryetari Aleksandar Cicakovski i ka vërtetuar rezultatet nga ri votimi në komunën e Tearcës që u publikuan në faqen zyrtare të Komisionit para disa orësh, transmeton TetovaSot.

Për LSDM-në kanë votuar 245 persona, për VMRO-DPMNE-në, 149 persona, VMRO për Maqedoninë ka fituar 2 vota, BDI 1, PDSH 2, Aleanca për Shqiptarët 1 dhe ka pasur edhe 3 fletëvotime të pavlefshme.

Cicakovski njoftoi se KSHZ-ja të mërkurën deri në Parlament do t`i dërgoje vërtetimet për deputetët e zgjedhur, së bashku me raportin për zgjedhjet e zbatuara. Deri në terminin  njëjtë do të janë gati edhe rezultatet përfundimtare nga Njësia Zgjedhore numër gjashtë, do t`i dërgojnë edhe vërtetimet për deputetët e zgjedhur në këtë njësi zgjedhore./TetovaSot/