Komisioni Shtetëror Zgjedhor në konferencën e sotme për shtyp, njoftoi se porcesi i votimit tek të burgosurit, të sëmurët dhe në diasporë, po zhvillohet në mënyrën më të mirë.
“Gjithë vendvotimet në territorin e Australisë, Azisë dhe Evropës janë hapur dhe votimi po shkon në mënyrën më të mirë. KSHZ-ja është në komunikim të vazhdueshëm me bordet zgjedhore të cilat e mbykëqirin votimin, dhe deri tani nuk janë paraqitur probleme”, njoftuan nga KSHZ-ja.
Në listën e posaçme zgjedhore janë regjistruar 20,573 votues. Të drejtë e tyre të votës ata do të mund t’a realizojnë sot, në gjithsej 46 vendvotime.