Ku do t’i kalojnë pushimet ministrat e Qeverisë së Maqedonisë

Shumica e anëtarëve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut një pjesë të pushimit vjetor do ta shfrytëzojnë në dhjetë ditët e para të muajit gusht, citohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Kryeministri Zoran Zaev një pjesë të pushimit vjetor do ta shfrytëzojë në ditët pas festës së 2 Gushtit Ilinden. Zaev dhe familja e tij ditët e pushimit do t’i kalojnë në Ohër dhe në Greqi.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska këtë vit do të shkojë në pushim nga 25 korriku deri më 5 gusht dhe do të shkojë në pushim aktiv në Skandinavi.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, siç është cituar në kumtesë, nuk ka vendosur nëse do të shkojë dhe ku, ndërsa zëvendëskryetari i obliguar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, vetëm disa ditë të pushimit të tij do t’i kalojë në Greqi në fillim të muajit gusht.

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, planifikon që pushimin e tij vjetor ta realizojë nga data 2 deri më 10 gusht, ndërsa për destinacion të tij këtë vit e zgjodhi Shqipërinë.

Zëvendëskryetari dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive Sadulla Duraku ende nuk e ka treguar planin e tij për pushim vjetor.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, siç qëndron në kumtesë, deri tani nuk ka vendosur nëse dhe ku do të shkojë për pushime, njejtë sikur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska një periudhë të caktuar të pushimit të saj veror do ta kalojë në Ohër, por tani për tani pa data të caktuara për shkak të bisedave të ardhshme për Ligjin e Prokurorisë Publike, potencojnë nga pres shërbimi qeveritar.

Ministri i transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski do të shkojë për pushim njëjavësh nga data 4 deri më 11 gusht por deri tani nuk ka vendosur se ku.

Edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi një pjesë të pushimit do ta shfrytëzojë në pjesën e parë të muajit gusht. Me familjen ende nuk kanë bërë zgjedhje për destinacionin e tyre.

Gjysma e parë e muajit gusht është plani për pushim edhe i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski, gjithashtu pa destinacion të caktuar.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski në fillim të muajit gusht do të shkojë për pushim në Itali, ndërsa ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, me familjen do të shkojë në periudhën e njëjtë në Turqi.

Jashtë vendit, një pjesë të pushimit të tij vjetor, do ta shfrytëzojë ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, si dhe ministri i Kulturës Hysni Ismaili i cili disa ditë do t’i kalojë në Shqipëri e disa në Ohër.

Ministrio i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski nuk do të shkojë në pushim vjetor, ndërsa ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të shkojë në Greqi në periudhën nga data 9 deri më 18 gusht.

Në gjysmën e parë të muajit gusht në pushim do të shkojë edhe ministri pa resor i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski, si dhe ministri pa resor i obliguar për Diasporë Edmond Ademi, i cili këtë vit 7 ditë do të qëndrojë në Greqi.

Ministri pa resor i obliguar për Implementimin e Strategjisë për përmirësim të gjendjes së Romëve Muzafer Bajram, një pjesë të pushimit vjetor në fillim të muajit gusht do ta kalojë në ndonjërin vend të rajonit.

Ministrja pa resor e obliguar për Investime të Huaja Zorica Apostolska gjithashtu shkon për një pushim të shkurtër në fillim të muajit gusht, tani për tani pa vendim se ku, ndërsa ministri pa resor i obliguar për Investime të Huaja Elvin Hasan për pushim të tij veror e zgjodhi destinacionin e Turqisë ku do të shkojë më 31 korrik.

Ministri pa resor i obliguar për Investime të Huaja Bardhyl Dauti do të shkojë në Shqipëri më 1 shtator, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

SHPËRNDAJE