Detaje të reja ka dëgjuar opinioni në seancën e sotme për rastin “Haraçi”.

Si dëshmitar i Prokurorisë sot është paraqitur Orce Kamçev, i cili ka zbuluar detaje për çantën me para qi ia ka dhënë Bojan Jovanovskit, i cili sot në seancë pretendoi se çanta “Loius Vouitton” i është kthyer Kamçevit.

“Ia paketova paratë në ‘Louis Vouitton’, pasi e di se është shumë i dashuruar pas atij brendi, nuk duket të jetë në ‘Adidas’. Madje mu ankua se paratë janë nga 50 euro, ndërsa ajo ishte e qëllimshme që t’ia mbush çantën”, tha afaristi Kamçev, i cili shtoi se paratë i ka paketuar kontabilistja e tij.

Ndërsa nga ana tjetër “Boki 13” tha se Kiçeec ia ka kthyer çantën Kamçevit.

“Më 21, 22 shkurt, në orën 21:17, Zoran Milevski ia ka kthyer çantën. Kjo mund të dëshmohet nga kamerat në shtëpinë e tij”, tha Jovanovski.

Akoma është e paqartë se ku kanë përfunduar paratë të cilat fillimisht janë marrë nga Orce Kamçev.