rexhailOpinion nga Rexhail Ramadani

Udhëzoi tha Profeti ato që nuk janë në rrugë të drejtë !

Dallimi në mes të profetit Muhamed dhe Erdoganit ishte se Profeti Muhamed kur dorëzoheshin armiqt  ai ua falte dhe i udhëzonte e ato bindeshin në drejtësine e profetit dhe bëheshin miq dhe besnik të profetit dhe ndjeknin rrugën e e tij. Erdogani nuk veproi siç vepronte profeti, tha do ta paguajnë shumë shtrenjtë, nje ushtarit ia prenë kokën, disa të tjerë i rrahën me kamxhikë, madje pat edhe nga qeveria e tij kthimin e dënimit me vdekje që keëkoi kryeministri i tij. Kështu ishte sulltani secili që nuk i shërbente sulltanit ia priste kokën. Ndërsa Profeti nuk i ftonte ti shërbenin atij personalisht por ti shërbenin ZOTIT atij ti përkuleshin, të bënin vepra të mira bamirësie, i udhezonte në të mirë dhe i parandalonte nga e keqja. Asnjë vend nuk shkruhet se Profeti i ka mbështetur huliganët, terrorizmin ose se ua ka vjedhur fqinjëve Naftën. Asnjë nga fëmijët e profetit nuk kishte në pasuri Anija GJIGANDE dhe biznese gjigande siç ka Bilalli djali i Erdoganit. Pra njerëzimi ta ruaj predikimin profetik që i udhëzon njerëzit në dashuri, dialog, dituri, butësi, sjellje të mirë, bamiresi, respekt për tjetrin, respekt ndërfetar, paqë për të gjithë. Sulltanët i kemi pasur të shumtë në histori ndërsa të PËRZGJEDHURIT E ZOTIT ose PROFETËT kanë qenë me mision tjetër dhe mbeten UDHËZUES të NJERËZIMIT. Profeti kishte qëllim që ta ndryshojë Zemrën dhe Ndërgjegjen tënde që të jesh njeri më i mirë dhe shpirt më i madh që të gjesh harmonine tek vetja dhe tek të tjerët. Me i mire ndër ju është ai që i shërben gjithë njerëzimit. Nuk kemi pse ti shërbejme pushtetit të askujt, vetëm se pushtetit ZOTIT që në mëshirë për njerëzimin e udhëzon në bamirësi, dashuri , dituri, zhvillim, mirësi , progres dhe lumturi të përgjithshme.

©fol.mk