Pas katër ditëve që u bë e njohur platforma e partive shqiptare, në LSDM po mbisundon heshtja. Asnjë funksioner, madje edhe lideri Zaev nuk dëshiron të komentoj mbi kushtet e vendosura nga BDI, “Lëvizja Besa” dhe “Aleanca për Shqiptarët” si kusht për hyrje në qeveri, shkruan telegraf.mk
Janë ndalur edhe deklaratat e përditshme të udhheqësisë të opozitës mbi atë se do ta formoj qeverinë e ardhshme, si dhe projektet që do ti realizoj kur do të vijë në pushtet.

Zaev përgjatë fushatës tha se nuk ka asgjë kundër gjuhës shqipe që të mësohet në gjithë territorin e Maqedonisë, dhe se ai në Strumicë ose dikush tjetër në Prilep asgjë nuk do të humb përderisa bashkëqytetari i tij përdor gjuhën amtare.

Burime partiake informojnë se qëllimisht janë duke heshtur në lidhje me kërkesat e shqiptarëve për të parë se si do të jetë reagimi i mandatarit Gruevksi kur bisedimet me Ahmetin do të hyjnë në fazën vendimtare.