Ku gjenden sot shpëtimtarët e deputetëve me 27 prill, dhe çfarë punojnë
Më 27 prill vitin e kaluar LSDM dhe BDI vulosën koalicionin e tyre me zgjedhjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferri.
Pas këtij veprimi disa protestues që ndodheshin jashtë kuvendit, me ndihmën e disa deputetëve të VMRO-së arritën të depërtojnë në pjesën e brendshme të kuvendit.
Një pjesë e deputetëve të LSDM- dhe BDI-së ishin në press qendrën e kuvendit kur disa protestues me maska sulmuan deputetët duke i gjuajtur me çfarë kishin në duar.
Si mbrojtës të deputetëve duke i rrethuar ishin Sasho Tasevski, Aleksandar Trajkov dhe Aco Angelovski të cilët me orë pritën intervenimin e policisë dhe më në fund nxorrën pistoletat e tyre zyrtare.
Pas formimit të qeverisë këta mbrojtës janë shpërblyer me poste në MPB. Sasho Tasevski është zgjedhur kryeshef i Drejtorisë së gjashte kurse Aco Angelovski kryeashef në Sektorin për siguri preventive.