Ku konsumohet më shumë alkooli?

Të dhënat janë mbledhur nga hulumtimi gjatë viteve 2000 deri më 2016 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pra, në cilin vend konsumohet më shumë alkool?

Bjellorusia shfaqet e para në listë, ku çdo qytetar ka konsumuar mesatarisht 17.32 litra alkool në vit. Pastaj vjen Lituania, Republika Çeke, Kroacia, Austria, Portugalia, Franca, Irlanda, Estonia dhe Hungaria. Kjo është lista e top 10 vendeve evropiane. SHBA çuditërisht është gjetur në pozicionin e 41-të.

Epitetin e vendit ku më së shumti pinë birra e ka marrë Republika Çeke, ku pihen rreth 6.65 litra për kokë banori në vit. Me verë janë dehur në Portugali mesatarisht prej 7.45 litra për kokë banori në vit.

Nga ana tjetër, Afganistani, Mauritania, Kuvajti, Libia, Irani, Somalia dhe Bangladeshi janë në fund të listës.

Top 10 vendet për konsum të alkoolit:  Bjellorusia, Lituania, Çekia, Kroacia, Austria, Portugalia, Franca, Irlanda, Estonia, Hungaria.