Buka, mielli, orizi, qumështi, vaji, alkooli, kozmitika dhe gjithë këto produkte janë më të lira në tregun gjerman se në atë të Maqedonisë, kështu tregonë hulumtimet e fundit të realizuara duke krahasuar tregjet në vendet europiane.

Analiza e institutit gjerman VSI për shpenzimet e jetës në vendet europiane që u publikua javën e kaluar ka ngjallur shumë polemika në rrjetet sociale, në të njejtën thuhet se këto produkte janë më të lira në vendet europiane se sa në Maqedoni që janë dy ose trefish më shumë.