Shërbimi i Ndihmës së shpejtë do të vazhdojë punën pa ndërprerje edhe gjatë ditëve të festës, madje ekipet mjekësore do të jenë të përforcuara për shkak të nevojave të shtuara që vijnë nga lëndimet me lëndë plasëse, konsumimi i tepruar i alkoolit dhe gripi. 

Drejtorja e Shtëpisë së Shëndtit – Shkup informon se 13 ekipe mjekësore do të jenë vazhdiminsht në terren për të ndihmuar persnat e sëmurë dhe të lënduar, ndërsa apelon deri te të sëmurit kronik ta pranojnë rregullisht terapinë me qëllim që të ketë sa më pak intervenime të evitueshme.

Mjekët presin që numri i të prekurve nga gripi dhe sëmundjet infektive respiratore të ulet pas fillimit të pushimit të gjysmëvjetorit në shkolla, por nga përvoja thonë se me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë do të rritet sërish numri i të sëmurëve.

Edhe Klinika e Pedijatrisë në Shkup ka kryer riorganizim të persoonelit dhe të reparteve me qëllim që t’u dilet në ndihmë fëmijëve të prekur nga gripi, dhe izolimin e tyre nga fëmijët e tjerë./Zhurnal