Kufiri Llojan-Miratoc, Osmani thotë ka marrëveshje me Vuçiqin, presidenti serb nuk i përmendi pohimet e tij

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbrëmë nga takimi i liderëve në Ohër njoftoi se është arritur marrëveshje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për hapjen e kufirit Llojan- Miratoc.

Ai sot për TV21 tha se Presidentit Aleksandër Vuçiq, ia ka prezantuar argumentet pse duhet të hapet ky kufi.

“Unë i argumentova presidentit Vuçiq, arsyet e hapjes së kësaj pike të re kufitare e cila është benifiti për banorët nga të dy anët e kufirit si dhe mesazhi pozitiv në kuadër të këtij bashkëpunimi rajonal. Me që bashkëpunimi nuk është vetëm fjalë të mira por edhe projekte konkrete edhe iu arsyetova se sekretariati për çështje evropiane, ka siguruar mjete nëpërmjet qeverisë Norvegjeze, gjitha mjetet për infrastrukturën kufitare dhe ashtu duhet vullnet politike nga qeveria serbe, me që qeveria e RMV-së e ka nënshkruar dhe miratuar memorandumin. Përgjigja e tij ishte se kjo punë është mbyllur me që argumentet janë të mjaftueshme dhe së shpejti do të komunikojnë nga qeveria serbe për të nënshkruar memorandumin atje”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Megjithatë kjo nuk u konfirmua nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pasi në konferencën për media të liderëve të rajonit, nuk u lejua më shumë një pyetje nga gazetarët. Më herët kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq në lidhje me këtë çështje kishte deklaruar se nuk ka leverdi ekonomike për hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc.

“Hapja e kufiri Llojan-Miratoc nuk shpaguhet dhe s’ka logjikë ekonomike të hapet. Nuk ekziston dilemë politike, apo çështje e diskutueshme që i ikim ne, por nuk është prioritet i yni”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Një muaj më parë qeveria e Serbisë ka sjellë vendim për formimin e një trupi koordinues për vendosjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Megjithatë Kufiri Llojan-Miratoc assesi të hapet, ndonëse ky projekt tashmë me vite premtohet nga funksionar të pushtetit./tv21

SHPËRNDAJE