Shkruan Metali Alili

“Kufoma të gjalla” të politikbërjes diskriminuese nga hajdut e maskarenjë, s’ka si quhet ndryshe “të therrur e pa rrjep”
Të gjallët nga të vdekurit i dallon veprimi, rezistenca dhe reagimi!
Lindë pyetja, çka jemi ne ?
Një shoqëri që nuk reagon kur ja vjedhin bukën, nuk reagon kur diskriminohet dhe injorohet duke u lënë pa punë për shkak të bindjeve politike, nuk reagon atëher kur po zhbëhet rinia dhe fëmijëria e së ardhmes, ju lutem, pa hamendje mundë të konstatojm se ajo shoqëri është “kufomë e gjallë”.
Realiteti i kësaj shoqërie me sy të mbyllur para kësaj masakre që po ndodhë e cila dita ditës po shtohet dijeni se një ditë do na gjej të masakruar në mes veti, po po të masakruar nga se gjithçka ka një kufi dhe fundë, zatën edhe kufiri ka fundin e vet.
Kjo shoqëri përjetoi shumçka, prej te sakrifica për mbyjetes e deri te lufta për të drejta dhe flamurë, mandje aso kohe kishim raste kur i ndanim njerëzit në “patriot” e tradhëtarë.
Por ki “patriotizëm” i fundit si duket ishte thjesht një ide fikse e trashëguar, pa asnjë vlerë nga e kaluara.
Si mund të pretendosh në”patriotizëm” kur nuk reagon për asgjë që i ndodhë shoqëris tonë, për çdo ditë ndëgjojm për nepotizëm, për vjedhje, për fatura të larta të energjisë elektrike, diskriminime, injorime e shumçka tjetër.
Të gjithë flasim po aspak nuk veprojm.
Fatkeqsisht historia na njeh si “shoqëri klanesh” e jo si të bashkuar për qëllime kombëtare dhe të sinqerta.
Kemi 28 vite tranzicion, 28 vite premtime, 28 vite shpresë që një ditë do bëhet mirë, se një ditë do jemi të barabartë si në vendin ku jetojm poashtu edhe me popujt e tjerë të europës, shpresë e cila na çoi në varfëri, skamje dhe mjerim.
Po po, duhet vepruar, se shpresa pa veprim është e kotë.
Sikur shprehja tipike shqiptare”Kot e kemi” dëgjohet gjithandej, gjë që shumë u shkon për shtati maskarenjëve, sikur ky pesimizëm po përhapet si një frymë vdekjeprurëse në shoqërinë tonë.
Shprehjet “hajt se bëhet mirë”, “të mëdhenjt i rregullojn kto punë”, “Amerika”, “kot e kemi” të gjitha këto shprehje gjejn burimin në “shtetin e së drejtës”, në shtetin e Kryeministrit që na premtoi “Zhivot za site” në shtetin e Kryeministrit “Jedno opshtestvo za site” në shtetin e Kryeministrit ku askush nga “apashat” politik nuk është dënuar, askush nuk është larguar nga detyra, askush nuk ka mbajtur përgjegjësinë për fajin apo krymin e kryer.
Si rezultat i këtyre të larpërmendurave shoqëria jonë humbi edhe atë pak besim që shihte në Kryeministrin e këti vendi, mungesa e ndëshkimit të fajtorëve e ka bërë shoqërin tonë edhe më të heshtur, heshtjen që një dit do e paguajm me gjak, po po me gjak mu ashtu siç e paguajtëm deri tash.
Të nderuar un akoma kam shpresë dhe besim, se shpirti luftarak shqipëtar lufton kancerin e mbrendshëm në organizëm, e lëre më atë të jashtëm që na ka kapluar shoqërin.
Uroj për një rezistenc të pakompromis të kësaj të keqe, fundja të ndryshojm të ardhmen, se të kaluarës s’kemi çka i bëjmë!