Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar fjetja me kurriz ushtron më shumë stres tek fetusi dhe e pengon që të thithë oksigjen lirisht.

Studimi hedh dritë mbi vdekjen e shumë bebeve në muajt e fundit të shtatzënisë – gati 1 në 227 shtatzëni ndërpriten në muajt e fundit.

Janë kryer edhe më parë studime të këtij lloji, por në asnjërin prej tyre nuk është përcaktuar se nga vinte vdekja e foshnjave që nuk kanë lindur akoma.

Gjatë studimit të fundit, shkencëtarët monitoruan 29 gratë shtatzëna në tremujorin e tretë dhe fëmijët e tyre që po prisnin t’i sillnin në jetë.

 
 

Të gjitha gratë ishin rreth 35-38 javëshe shtatzënë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Secilës grua iu kërkua që të shtrihej në një nga katër pozicionet – në kurriz, në anën e majtë ose të djathtë, dhe të përkulur gati 30 gradë.

Ata qëndruan në këto pozicione, me jastëkun poshtë kokës, për rreth 30 minuta, ndërkohë që shkencëtarët monitoronin rrahjet e zemrës dhe lëvizjet e fetusit.

Shkencëtarët panë se kur gratë shtriheshin në kurriz, shkaktohej stres psikologjik tek bebi. Si rezultat, ata bini në gjendje gjumi dhe thithnin më pak oksigjen. Shtrirja në këtë pozicion ndikonte edhe tek rrahjet e zemrës së fetusit.

Mungesa për një kohë të gjatë e oksigjenit mund të shkaktojë probleme shëndetësore, madje mund të jetë edhe fatale për foshnjat.

Burimi: Daily Mail