Një vendim i gjykatës së lartë të Kalifornisë në Los Angelos mund të ndikojë që mijëra dyqane kafeje, duke përfshirë këtu edhe Starbucks dhe 7-Eleven.
Dyqanet mund të detyrohen të vënë një paralajmërim që u tregon klientëve se ekziston rreziku i mundshem i kancerit lidhur me kafenë.

Gjykata të mërkuren u shpreh se kompanitë nuk arritën të përmbushin kushtet pas provave që kafeja që prodhohet nuk është kancerogjene.

Ky vendim ka ardhur pas një hulumtimi në Kaliforni ku ata edhe morrën një listë të kimikateve që konsiderohen si shkaktare të mundshme të kancerit. Njëri prej tyre është akrilamid, i cili krijohet kur fasulet e kafesë pjeken. Ndërsa sasia e akrilamidit që gjendet në kafenë që pimë është shumë e madhe sipas gjykatës.

Vendimi nuk është ende përfundimtar, por avokati për shëndetin public në Kaliforni Raphael Metzger konsideron se ky është një lajm i madh.

Sipas tij, dokumentet fillestare të gjykatës pohojnë se akrilamidi është një substanceë kancerogjene dhe gjendet në sasi të madhe tek kafeja që pimë dhe për këtë shkak kanë vendosur që kafeja të prodhohet në ambaladzh me etiketën që paralajmëron rrezikun nga kanceri, njëlloj siç e bëjnë kompanitë e duhanit.

Studime të mëhershme kanë treguar se konsumi i moderuar I kafesë zgjatë jetën dhe gjithashtu kanë listuar kafenë si një pije e shëndetshme sidomos nëse konsumohet e ftohtë dhe jo e nxehtë. Kafeja sipas studimeve të mëhershme mund të ulë rrezikun për vdekje të hershme e gjithashtu zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sklerozës, diabetit të tipit 2, Alzheimeri dhe madje disa kancereve si melanoma dhe kanceri i prostatës.

Megjithatë, hulumtimet e fundit nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit, e kanë listuar arkilamidin si substanceë kancerogjene me ç’rast ka ardhur deri tek vendimi ende i paekzekutuar që kafetë të vijnë në treg me paralajmërim për kancerin.