Nëse jeni nga ato njerëz të cilët sapo të shikoni një njollëz të çuditshme në djathin tuaj e hidhni menjëherë në kosh në fakt duhet të mendoheni dy herë.

Ai nuk është prishur madje ndoshta është bërë akoma më i shijshëm.

Kjo pasi djathi ka më shumë afat të përdorimit se që mund të mendoni.

Një pako djathi çfarëdo lloji mund të ruhet në frigorifer në mes të dy apo katër muajve, apo edhe tetë muaj nëse mbahet e ngrirë. Por ndryshe qëndron situata me pakot të cilat hapen.

Ato duhet që të konsumohen brenda gjashtë javësh, përndryshe duhet të hidhen në koshin e plehrave