Në Aktau të Kazakistanit ka vdekur një vajzë e vogël pasi që ishte lejuar të luaj me një mbushës të telefonit.
Prindërit e vajzës e kishin lënë vajzën të vetme në banesë dhe loja e preferuar e saj ishte që të luaj me mbushës telefonit gjersa ai ishte në rrymë.
Kur ishin kthyer në banesë vajza ishte gjetur pa shenja jete dhe me gjymtyrë të djegura. Mjekët kishin konfirmuar se vdekja kishte ardhur nga goditja e rrymës.
Ky nuk është rasti i parë që dikush pëson nga mbushësit e rrymës dhe se duhet vetëdijësuar se ata sjellin rrezik pasi që përçojnë rrymë.
Pas këtij rasti, kompanit e telefonive mobile në Rusi dhe Kazakistan kanë nisur kampanjën për kujdesin ndaj rasteve të ngjashme.