Dënime të larta burg dhe të holla parashihet për të gjithë ata që kryejnë shkeljeve të rregullave të procesit të referendumit të 30 shtatorit, njofton Portalb.mk.

Prej 3 deri më 6 vjet burg do të dënohet personi i cili pengon për të votuar, mbajtje të armës dhe detyrim për votim.
Personi i cili e fotografon votën e tij do të dënohet nga 300 deri më 100 euro.
Deri më 500 euro është dënimi nëse mbani simbole në vendvotimin.
Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor mund të merr kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një 1.000 deri në 3.000 euro.
Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.
Dënime të mëdha me para Kodi Zgjedhor parasheh edhe për partitë politike dhe për mediat të cilat nuk i përmbahen Kodit Zgjedhor.

Kush mund të votojë?
Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në certifikatën nga Lista për referendum dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Votimi kryhet personalisht.

Pas ardhjes në vendvotim, qytetarit fillimisht i kontrollohet gishti i madh i djathtë me UV llambë që të shihet nëse ka gjurmë nga UV spërkatësi pa ngjyrë, pastaj bëhet kontroll i dokumenteve për identifikim personal dhe ai nënshkruhet në certifikatën nga Lista për referendum. Pastaj anëtari i bordit zgjedhor i jep fletëvotim në të cilin në pjesën e përparme duhet të vuloset. Para se të drejtohet votuesi te paravani për votim spërkatet me spërkatës pa ngjyrë.

Përveç letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme për votim nuk pranohen dokumente tjera si patenta e shoferit, libreza shëndetësore, legjitimacion i nxënësve dhe studentëve etj.

Nëse votuesi i cili gjendet në Lista për referendum është analfabet ose është me pengesa në zhvillim ai do të vendos shenjë nga gishti i madh i djathtë në vendin e rezervuar për nënshkrim në certifikatën nga Lista për referendum.

Nuk guxon të votojë votuesi i cili do të refuzojë të nënshkruajë në Listën për referendum dhe i cili nuk do të lejojë t’i vendoset spërkatës pa ngjyrë.

Votohet pas paravanit për votim, me rrethimin e numrit rendor para parashtruesit të listës së kandidatëve edhe atë vetëm me stilolaps me ngjyrë të kaltër. Përderisa votuesi gabon nuk do të marrë fletëvotim tjetër. Fletëvotimi i palosur vendoset në kutinë e votimit. Nuk guxon të lejohet që votuesi ta lëshojë vendvotimin pa e vendosur fletëvotimin në kuti.

Pas një paravani për votim është e lejuar të ketë një votues përveç në rast kur votuesit i nevojitet ndihmë. Personat me aftësi të kufizuara dhe analfabetizëm sipas Kodit Zgjedhor kanë të drejte me vete të marrin një person i cili do t’ju ndihmojë gjatë votimit.

Votimi familjar dhe grupor dhe votimi në emër të tjetrit është i ndaluar
Prishja e sekretit të votimit është vepër penale në Republikën e Maqedonisë. Me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë garantohet e drejta e sekretit të votuesve. Është e ndaluar edhe votimi grupor dhe votimi në emër të tjetër kujt. Anëtarët e bordeve për referendumjanë të obliguar t’i pengojnë tentimet eventuale për prishjen e sekretit të votimit. votimi familjar dhe grupor në emër të tjetër kujt do të thotë shkelje e të drejtës së votimit paraqesin bazë për prishjes së sekretit të votimit dhe mund të sjellin deri në anulimin e votimit.

Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor mund të përpunojë kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një mijë deri në tre mijë euro në kundërvlerë të denarit. Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.

Votimi përfundon në orën 19:00
Vendvotimi mbyllet në orën 19:00, ndërsa personat të cilët kanë qenë në objekt do t’ju mundësohet të votojnë.

Ndërprerje të votimit mund të ketë përderisa në vendvotim prishet rendi derisa ai nuk vendoset, në rast të motit të keq dhe rrethanave tjera të jashtëzakonshme, nëse kalimin deri te vendvotimi nuk e siguron policia dhe për këtë ka pasur nevojë dhe përderisa policia është thirr dhe nuk i është përgjigjur thirrjes.

Përderisa votimi ndërpritet më herët se një orë kjo nuk vazhdon pas orës 19:00, por nëse është ndërprerë më gjatë se tre orë nuk vazhdon të njëjtën ditë.

Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, vëzhguesit dhe votuesit në ditën e referendumit në vendvotimet nuk guxojnë të shfrytëzojnë telefon celular, aparat ose mjete tjera për të fotografuar fletëvotimin. Bordi për referendum mund ta largojë nga vendvotimi çdo person i cili nuk i përmbahet kësaj ndalese.