Rreth 10% e të gjitha grave në moshë “riprodhuese” vuajnë nga endometrioza, një sëmundje misterioze për të cilën pak dihet dhe që ende nuk është hulumtuar plotësisht.

Sëmundja shpesh ngatërrohet me dhimbjet menstruale. Kjo është një sëmundje kronike e endometrit jashtë zgavrës së mitrës e cila shkakton shfaqjen e dhimbjeve të forta në stomak, gjatë dhe mbrapa ciklit. Dhimbja mund të jetë aq e ashpër që gruaja edhe mund të ligështohet.

Simptomat më të zakonshme janë:

Të përziera
Probleme me zorrët
Periudha të gjata dhe të rënda menstruale
Rrit dhimbjet menstruale
Dhimbje stomaku

Sëmundja nuk mund të ekzistojë pa këto simptoma dhe mund të çojë në sterilitet.

Në vijim janë tri hapa që do t’ju ndihmojnë në zbulimin e kësaj sëmundjeje të fshehtë:

-Kushtojini vëmendje dhimbjeve menstruale. A janë jashtëzakonisht të forta dhe të shprehura gjatë gjithë ditës? Nëse keni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, barkut dhe legenit jashtë periudhës menstruale, atëherë nuk duhet ta injoroni këtë.
-A keni shumë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale? Nuk është normale dhe është një shenjë serioze e endometriozës.
– A keni rregullisht gjakderdhje të parregullt apo gjakderdhje shumë të rëndë gjatë menstruacioneve? Është gjithashtu një simptomë serioze.

Ndajeni këtë me gratë që mund të kenë këtë sëmundje për t’i ndihmuar ato të vërejnë simptomat e hershme të endometriozës.