Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka ngritur padi penale ndaj Z.R. (27), nga fshati Leskoec i Ohrit, për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale “Falsifikim”.

I akuzuari me datë 17.01.2017, në një shitore në Manastir ka paguar me para të falsifikuara, më konkretisht me banknotë prej 1000 denarësh, kurse akuza është ngritur pasi nga analizat e bëra nga Banka Popullore e Maqedonisë, me akt të datës 22.02.2017 është konfirmuar se banknota është e falsifikuar, njoftojnë nga policia.