Sensorët e shenjave te gishtave në butonin e smartfonit tuaj , është celësi për të zbuluar të gjitha informacionet private te ruajtura në pajisje dhe bën një punë mjaft të mirë për ta mbajtur të sigurtë.

Gjithsesi nëse një hajdut do të kishte gjurmën tuaj të gishtërinjve dhe telefonin tuaj , atëherë nuk do të kishit shumë mbrojtje apo jo .

Insituti Kombëtar i informatikës në Japni ka paralajmëruar se postimi i fotove online me shenjën e paqes, mund të jetë gjithcka që duhet për të hakuar sistemin.

Profesori Isao Echizen thotë se teknologjia e kamerave të smartfonëve është kaq e mirë tani dhe imazhet janë plot me detaje , aq sa shenjat e gishtërinjëve mund të kopjohen thjeshtë duke i nxjerëë në kamera.

Nxjerrja e dy gishtave si simbol të paqes është popullor në të gjithë botën , por sidomos në Azi. Porblemi është se kur këto foto shpërndahen online dhe ruhen online , krijohet një galeri imazhesh të shenjave të gishtave që hajdutët mund ti shfrytëzojnë.

Profesori , raporton techSot.al , thotë se ndryshe nga passëordet e vjedhura të cilët mund të ndryshohen , shenjat tuaj të gishtërinjëve rrijnë me ju gjithmonë.
Po cila është zgjidhja atëherë, nëse nuk doni që të hiqni dorë nga shenja juaj e preferuar e paqes  ?

Në Institutin ndërkombëtar të Informatikës , një film special transparent po zhvillohet në të cilin mund të maskoni gjurmën e gishtave. Por kjo teknologji nuk do të jetë e disponueshme edhe për nja 2 vjet të tjera, deri atehere më mirë qëndroni të sigurtë dhe mbajini gishtat jashtë fotos.