WhatsApp cilësohet si një nga shërbimet më të sigurta për mesazhe për shkak të kodimit që ka.

Kjo do të thotë se nëse ndonjë mesazh do të zbulohej, nuk do të kishte asnjë mënyrë që ai të mund të lexohej.

Por një e metë në sigurinë e këtij aplikacioni po lejon Facebookun dhe të tjerët që të zbulojnë dhe lexojnë mesazhe të koduara në WhatsApp.

Kjo e metë u zbulua nga një hulumtues në Universitetin e Kalifornisë. Facebook, kompania që bleu aplikacionin dy vjet më parë, pretendon se askush nuk mund t’i hapë mesazhet e WhatsaApp, as edhe vetë stafi i kompanisë.

Por mënyra se si kodimi është implementuar nënkupton se kompania në fakt mund t’i lexojë mesazhet, thuhet sipas The Guardian.

Madje, hulumtuesit po e quajnë këtë si një “kërcënim të madh të lirisë së shprehjes”. E meta e sigurisë u zbulua nga Tobias Boelter, një hulumtues i sigurisë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.