Pas mbledhjes së 39-të të Shtabit Komunalë Kumanovë i kërkoi Qeverisë që të rishikojë dhe ndryshojë dekretin për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, me të cilën parashikohet gjobë prej 20 euro për personat fizikë për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Në vend të kësaj Shtabi i Krizës së Kumanovës kërkon që i njëjti sanksion të zëvendësohet me një paralajmërim dhe dënim këshillues me punë të interesit shoqërorë.

Gjithashtu u vendos që të lejohet organizimi dhe mbajtja e koncerteve muzikore në hapësira të hapura në sheshin e qytetit gjatë orës policore, për të cilën institucionet e interesuara kulturore, shoqatat dhe grupet do të duhet të paraqesin kërkesë deri tek Shtabi dhe do të duhet respektojë masat dhe rekomandimet e Qeverisë së RMV-së dhe Shtabit të Krizës së Kumanovës.